Lidhje

Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër shfrytëzimin e fëmijëve - 2003-01-18


Sipas një vlerësimi të Organizatës Botërore të Punës të Kombeve të Bashkuara, mbi 180 milion fëmijë punojnë në kushte shfrytëzuese dhe të dëmshme. Fëmijët punojnë në miniera, bujqësi, rrëmojnë plehrat, punojnë si shërbëtorë nëpër shtëpi apo punëra të tjera të detyrueshme. Ata rekrutohen me detyrim për të shërbyer në ushtritë ndërluftuese, apo detyrohen të punojnë si prosituta apo të janë objekt pornografie. Mijra fëmijë vdesin çdo ditë. Mijra jetë të njoma janë rrënuar nga një shfrytëzim i tillë.

Nga vitet 1995 në 2002, Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar mbi 157 milionë dollarë në mbështetje të projekteve në Afrikë, Azi, Amerikën Latine, Karaibet dhe Lindjen e Mesme. Synimi është parandalimi apo mos lejimi i shfrytëzimit të punës së qindra mijëra fëmijëve, dhënia atyre e mundësive për t’u arsimuar, si dhe sigurimi i vendeve të punës për familjet e tyre.

Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara dhe Maroku kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të pakësuar punën e fëmijëve dhe për të zgjeruar mundësitë e arsimimit për fëmijët e varfër të Marokut. Një prej objektivave kryesore është që deri në vitin 2009 të gjithë femijët marokenë të jenë të regjistruar në shkollë të mesme.

Në një rast tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë financuar një projekt që synon lirimin e rreth një mijë e dy qind fëmijëve që aktualisht punojnë si skllevër në peshkarexhat në liqenin Volta të Ganës. Fëmijët, të moshës nga 5 deri në 14 vjeç, u janë shitur trafikantëve për 180 dollarë secili. Ata punojnë pa pagesë nga mëngjesi në mbrëmje duke hedhur dhe mbledhur rrjetat e peshkimit. Sipas njoftimeve shumë prej tyre janë mbytur duke u përpjekur të lirojnë rrjetat e ngecura nën ujë. Në këmbim të lirimit të fëmijëve, Organizata Botërore e Migrimit u ka ofruar peshkatarëve kurse kualifikimi dhe pajisje. Gjithashtu në bazë të projektit prindërve të fëmijëve do t’u jepen shuma të vogla parash që të përdoren për kthimin e fëmijëve në shkollë apo në kurse teknike.

Një dekadë më parë shumë qeveri as që nuk e konsideronin diskutimin mbi shfrytëzimin e punës së fëmijëve. Ndërsa sot, kjo çështja po debatohet gjerësisht dhe vendet janë angazhuar që ti japin një zgjidhje asaj. Siç ka thënë nën sekretari amerikan i punës, Cameron Findlay, ”ne duhet të jemi të vendosur në angazhimin tonë që të bashkëpunojmë me vnedet e tjera si një komunitet, që të mos braktisim asnjë fëmijë në botë që punon në këto vende pune tmerrësisht të rrezikshme, që është i skllavëruar, i shfrytëzuar si prostitutë, apo i punësuar në veprimtari të tjera kriminale apo të pasigurta për jetën e tyre. Asnjë fëmijë nuk duhet përfshirë në punëra të rrezikshme, të paligjshme apo të pamoralshme.”//ic//

XS
SM
MD
LG