Lidhje

Maqedoni: Intelektualë shqiptarë kërkojnë që Akademia Maqedone të ndërrojë emrin dhe të bëhet shumetnike - 2003-01-18


Një organizatë intelektualësh shqiptarë në Maqedoni kërkoi që Akademia Maqedone e Shkencave dhe Arteve të ndërrojë emrin e saj dhe të reformohet duke u kthyer në institucion shumetnik ose, përndryshe, kjo organizatë do të kërkojë forma të reja institucionale në të mirë të artit dhe të shkencës shqiptare.

Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve ka bërë thirrje publike për përfshirjen e kandidatëve të rinj në këtë institucion, por thotë se është shumë e vështirë që kandidatët shqiptarë të zgjidhen anëtarë të kësaj akademie me vepra shkencore dhe artistike në gjuhën shqipe. //az//

XS
SM
MD
LG