Lidhje

Blix-El-Baradei: Iraku duhet të bashkëpunojë plotësisht me inspektorët e armëve për të shmangur luftën - 2003-01-19


Zyrtarë të lartë të OKB-së ndodhen në Bagdad duke paralajmruar se Iraku duhet të bashkëpunojë plotësisht me inspektorët e armëve për të shmangur luftën.

Krye-inspektori i OKB-së për armët, Hans Blix dhe Drejtori i Agjencisë së energjisë Bërthamore, Mohamad El-Baradei arriten sot në Bagdad për atë që mund të jetë një ballafaqim me zyrtarët irakianë.

Dy zyrtarët e OKB-së pohojën se Iraku ende nuk po bashkëpunon plotësisht me inspektorët e armëve dhe se ata janë të shqetësuar lidhur me zbulimin të ejtën e kaluar të dokumentave prej 3 mijë faqeve në shtëpinë e një ish shkencëtari irakian të armëve bërthamore.

Këto dokumenta mund të kenë të bëjnë me uraniumin e pasuruar, material i domosdoshem për zhvillimin e armëve bërthamore.

Inspektorët duan të dinë pse këto dokumenta ndodheshin në shtëpinë e shkencëtarit irakian dhe pse këto dokumenta nuk ishin paraqitur më parë. Zoti Blix tha sot se këto dokumenta janë mjaftë shqetësuese.

Pritet që ekspertët e armëve ta paralajmrojnë Bagdadin që të bashkëpunojë plotësisht me inspektorët e armëve në mënyrë që të shmangë luftën. Zoti El-Baradei tha se mundësia e luftës varet shumë në përparimin që do të bëjnë inspektorët e armëve gjatë javëve të ardhëshme.

//ze//

XS
SM
MD
LG