Lidhje

Fillojnë  bisedimet për tregëtinë e lirë  SHBA-vendet e Amerikës Qendrore - 2003-01-20


Shtetet e Bashkuara kanë hapur bisedimet për arritjen e marrëveshjes se tregëtisë se lirë me 5 vende të Amerikës Qendrore-Kosta Rikën, El-Salvadorin, Guatemalën, Hondurasin dhe Nikaraguan. Marrëveshja e planifikuar, e njohur si CAFTA, do të eliminojë tarifat dhe pengesa të tjera për tregëtinë me prodhimet manifekturale, bujqësine, shërbimet dhe investimet midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Amerikës Qendrore.

CAFTA gjithashtu do të çojë më tej zhvillimet politike në Amerikën Qendrore. Sipas përfaqësuesit të Tregëtisë së Shteteve të Bashkuara, Robert Zoellick,”CAFTA është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve rajonale dhe globale të Amerikës për nxitjen e tregëtisë së lirë. Ajo gjithashtu nxit krijimin e faktorëve të domosdoshëm për ndërtimin e një shoqërie të lirë, siç janë respektimi për zbatimi i ligjit, të drejtat e pronësisë private, konkurrenca dhe krijimi i inisitucioneve të besueshme.”

Meksika i njeh vlerat e zgjerimit të tregëtisë së lirë. Në vitin 1992, ajo firmosi marrëveshjen për Tregëtinë e Lirë në Amerikën Veriore, NAFTA, me Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë. Populli i Meksikës ka patur përfitime të jashtëzakonshme nga NAFTA. Që nga krijimi i saj në vitin 1994, importet nga Meksikës në Shtetet e Bashkuiara janë rritur me rreth 150 për qind. Më tepër se gjysma e 3 milionë e gjysëm vendeve të punës të krijuara në Meksikë që atë kohë, lidhen me tregëtinë. NAFTA ka kontriubuar gjithashtu në modernizimin e sistemit politik të Meksikës, si dhe në rolin e Meksikës në rimëkëmbjen e ekonominë botërore.

Kili, gjithashtu është një nga vendet që i njeh vlerat e tregëtisë së zgjeruar. Si rezultat i reformave ekonomike dhe liberalizmit të tregëtisë, varfëria në Kili është pakësuar së tepërmi midis vieteve 1987 dhe 2 mijë. Shtetet Bashkuara përfunduan një marrëveshje të tregëtisë së lirë me Kilin vitin e kaluar. Të dyja palët ranë dakord që marrëveshja do të pakësojë më tej varfërinë në Kili, ndërkohë që do të fuqizojë edhe institucinet demokratike të këtij vendi.

Shpresohet që këto marrëveshje të tregëtisë t’u hapin vendeve të Amerikës Qendrore rrugën drejt realizimit të një qëllimi përfundimtar: krijimit të Rajonit të Tregëtisë së Lirë për Vendet e Amerikës Qendrore. Në këtë grupim do të marrin pjesë 34 vende të Hemisferës Perëndimore, të cilat të marra së bashku, kanë një prodhim të përgjithshëm të brendshëm prej më tepër se 1 trilionë dollarësh, si dhe krijon një treg për 750 milionë njerëz. Kjo do të nxisë integrimin ekonomik në të gjithë Hemisferën, nëpërmjet të heqjes së pengesave për investimet dhe tregëtinë. Shtetet e Bashkuara shpresojnë t’i përfundojnë bisedimet për krijimin e Rajonin e Tregëtisë së Lirë për vendet e Amerikës Qendrore deri në vitin 2005.

Siç u shpreh presidenti George W. Bush, tregëtia e lirë ”nuk është vetëm një rast ekonomik, por ajo është një detyrë morale”. Përfitimet e tregëtisë së hapur, siç tha presidenti Bush, ”jo vetëm kanë vlera materiale, ato kanë edhe vlera morale, si liria, dinjiteti njerëzor, të drejtat dhe përparimin e njeriut”.// lk //

XS
SM
MD
LG