Lidhje

Policia britanike vazhdon operacionet anti-terroriste - 2003-01-20


Në Britani, njësitë e policisë anti-terroriste bastisën sot para agimit një xhami në veri të Londrës. Zyrtarë të Scotland Yardit thonë se operacioni policor kishte lidhje me zbulimin kohët e fundit të gjurmëve të helmit ricin në një apartament të Londrës. Në xhami nuk u gjetën lëndë kimike, mirëpo sipas autoriteteve policore, kjo qendër ka luajtur rol në rekrutimin e personave të dyshuar si terroristë dhe në mbështetjen e veprimtarive të tyre. Xhamia është baza e imamit Abu Hamza al-Masrit, një klerik me prejardhje egjiptiane, i cili në të kaluarën ka lavdëruar Osama bin Ladenin. Nuk është e qartë nëse imami al Masri ishte një nga të arrestuarit.

XS
SM
MD
LG