Lidhje

Bagdadi premton të bashkëpunojë me inspektorët e OKB-së - 2003-01-20


Kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët u larguan të hënën nga Iraku pasi morën premtimin nga zyrtarë irakianë për bashkëpunim më aktiv për sa i përket aspektit të dhënies së informacionit rreth programit të tij të armëve.

Kryeinspektori i OKB-së për armët, Hans Blix, dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë atomike, Mohamed El Baradei, thanë se pas dy ditë bisedimesh, Iraku ra dakord të shtojë bashkëpunimin me procesin e çarmatimit. Iraku tha se do t’i inkurajojë shkencëtarët e tij të pranojnë që të intervistohen privatisht nga inspektorët e armëve dhe të caktojë një ekip që të kërkojë për mbushje të tjera të zbrazëta kimike, si ato që u zbuluan kohët e fundit, për të ciliat nuk ishte informuar Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Mirëpo, zoti Blix tha të hënën se Iraku dhe Kombet e Bashkuara ende nuk kanë hapur diskutimet rreth çështjeve thelbësore, siç i cilësoi ai, që lidhen me antraksin, raketat e tipit skud dhe gazin nervor.

Më 27 janar, zoti Baradai dhe kryeinspektori Hans Blix do t’i paraqesin Këshillit të Sigurimit raportin mbi rezultatet e deritanishme të misionit të kërkimit për armë të ndaluara në Irak.//xh//

XS
SM
MD
LG