Lidhje

Ish-presidenti serb Milutinoviç i dorëzohet Gjykatës së OKB-së - 2003-01-20


Ish presidenti serb, Millan Millutinoviç, iu dorëzua sot autoriteteve të gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë. Zoti Millutinoviç e humbi imunitetin nga persekutimi, kur mandati i tij presidencial përfundoi vitin e kaluar.

Ndaj zotit Millutinoviç u ngrit padi krahas ish president jugosllav, Sllobodan Millosehviç dhe tre ish zyrtarëve të lartë për krime të kryera kundër shqiptarëve gjatë konfliktit në Kosovë. Ai mohon se ka patur ndonjë rol në krimet e luftës të kryera në Kosovë.//xh//

XS
SM
MD
LG