Lidhje

Deklaratë e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Sigurimit mbi terrorizmin - 2003-01-20


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratuan njëzëri një deklaratë, e cila u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të marrin masa më urgjente kundër terrorizmit.

Deklarata, e miratuar dje gjatë një takimi të posaçëm të Këshillit të Sigurimit, u kërkon të gjitha vendeve anëtare që të nënshkruajnë traktate ndërkombëtare, të cilët synojnë ndaljen e terrorizmit.

Në deklaratë thuhet se vendet duhet të zbatojnë plotësisht sanksione për të mos lejuar që materialet e armëve të bien në duart e terroristëve dhe t’u përsërisin qeverive se masat kundër terrorizmit duhet të zbatohen në përputhje të plotë me ligjet e të drejtave të njeriut.

Ministri i jashtëm francez, Dominique de Villepin, aktualisht president i këshillit, thirri mbledhjen për të rishqyrtuar përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit. 13 ministra të jashtëm morën pjesë në takim. Kili dhe Siria dërguan ambasadorët e tyre në OKB.

//ze//

XS
SM
MD
LG