Lidhje

Kremi i Tepert Shkakton Infeksione - 2003-01-21


Shpesh gjatë periudhës së dimërit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve kur lëkura thahet ose plasaritet. Por shkencëtarët pranë universitetit të Alabamës paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për ifeksione.

Ata thonë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe infeksione të ndryshme.

Mjekët këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjes së buzëve të kufizohet në maksimum dhe të mundësisht ajo të përdoret vetëm për mbrojtjen e buzëve gjatë një moti tepër të ftohtë.

XS
SM
MD
LG