Lidhje

Metode e re per Ekzaminimin e Gjirit - 2003-01-21


Shkencëtarët kanë krijuar një metodë të re për ekzaminimin e gjirit për zbulimin e ndonjë shenjë të kancerit të gjirit tek gratë që në fazat e herëshme.

Nëpërmjet kësaj metode, gjiri zhytet në një solucion të posaçëm, pastaj skanohet nëpërmjet një drite të fortë me reze lazer. Skanimi prodhon një imazh jo vetëm të gjirit por edhe të venave të gjakut brenda tij, dhe tregon zonat ku ka mundësi të krijohen tumoret.

Mjekja Micheline Bouchard thotë se me këtë metodë mund të zbulohen jo vetëm tumoret, por edhe të përcaktohet nëse tumori është beninjë apo malinjë. Kjo shmang plotësisht nevojën e biopsisë.

Metoda e re ndodhet në fazat eksperimentale dhe mjekët thonë se në varësi të rezultateve, mund të duhen disa vjet para se ajo të përdoret në klinika e spitale.

XS
SM
MD
LG