Lidhje

Iraku premton të bashkëpunojë plotësisht me procesin e inspektimit - 2003-01-21


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armët në Irak vizituan objekte të tjera të dyshuara në kërkim të armëve të ndaluara, pasi Bagdadi premtoi të bashkëpunojë plotësisht me procesin e inspektimit.

Zyrtarë irakianë thanë se ekspertë të OKB-së vizituan sot të paktën tre objekte. Po sot, Iraku nënshkroi një plan prej 10 pikash me kryeinspektorin e Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Blix, për të shtuar bashkëpunimin dhe për të vepruar në përputhje me rezolutën e OKB-së që kërkon çarmatimin e tij.

Mirëpo, zoti Blix thotë se çështjet thelbësore ende nuk janë zgjidhur. Të hënën, zoti Blix do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit raportin mbi përparimin në procesin e inspektimit.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Këshillin e Sigurimit si ai nuk duhet të tërhiqet nga përgjegjësitë e tij, nëse Iraku çarmatoset.

//rd//

XS
SM
MD
LG