Lidhje

Dy civilë amerikan zihen në pritë në Kuvajt, njëri prej tyre vdes - 2003-01-21


Shtëpia e Bardhë tha se hetuesit amerikanë dhe kuvajtianë po punojnë për të përcaktuar se kush fshihet pas pritës së ngritur dje, ku u vra një civil amerikan në afërsi të qytetit Kuvajt.

Një amerikan tjetër u plagos rëndë nga ky sulm. Policia rrethoi autostradën afër kampit Doha të ushtrisë amerikane, ndërkohë që autoritetet kërkonin prova përreth veturës së amerikanit të goditur me plumba.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Në muajin nëntor, një polic kuvajtian plagosi rëndë dy ushtarë amerikanë në një rrugë automobilistike në jug të Qytetit Kuvajt. Në tetor, dy kuvajtianë sulmuan një grup marinsash amerikanë gjatë stërvitjeve në një ishull, duke vrarë një prej tyre dhe plagosur një tjetër.

//ze//

XS
SM
MD
LG