Lidhje

Franca e Rusia kundërshtojnë çdo sulm ndaj Irakut në këtë kohë - 2003-01-21


Rusia u bashkua me anëtaren tjetër të përhershme Këshillit të Sigurimit, Francën, për të kundërshtuar çdo rezolutë të Kombeve të Bashkuara që autorizon veprimin ushtarak kundër Ireakut në këtë kohë. Ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov, tha të martën në Moskë se ende ekzisojnë mundësitë për një zgjidhje politike të problemit me Irakun.

Franca informoi të hënën Shtetet e Bashkuara se nuk do të mbështeste një sulm kundër Irakun gjatë javëve të ardhshme dhe la të kuptohet se mund të përdorte veton kundër çdo rezolute që kërkon mbështetjen e përdorimit të forcës ushtarake. Kina dhe Gjermania kanë lënë të kuptohet se janë të gatshme të lejojnë procesin e inspektimit të vazhdojë për muaj të tërë.//xh//

XS
SM
MD
LG