Lidhje

Semundja e Kockave dhe Depresioni - 2003-01-21


Shkencëtarët thonë se sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në zhvillimin e sëmundjeve fizike. Sipas tyre, dobësimi i kockave ose asteoporosa, është pasojë e depresionit. Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se depresioni në moshë të re ndikon në dobësimin e kockave kur njeriu arrin moshën mbi 40 vjeç.

Cindy Uls bënte një jetë aktive për të qëndruar e shëndetëshme dhe çdo ditë merrte vitaminat e nevojëshme. Por para dy vjetësh, duke shkuar në punë ajo rrëshqiti dhe theu kyçin. Gjatë operacionit mjekët zbuluan se Cindi kishte kocka mjaft delikate, dhe arsyeja e thyerjes nuk ishte rrëzimi por kocka e dobët. Në moshën 46 vjeçare, ajo u diagnostikua me asteoperozë.

Gjithnjë e më shpesh, mjekët po ndeshen me raste të tilla. Ashtu si Cindi ato janë shumica gra që në moshë të herëshme kanë kaluar depresion. Doktor Philip Gold thotë se gratë para peridhës së menopauzës që kanë kaluar depresion, kanë 30 përqind gjasa të preken nga dobësimi i kockave.

Depresioni është stres por që vazhdon për një kohë të tjezgjatur. Kjo gjendje bën që truri të prodhojë hormone në nivele shumë të larta e të rrezikëshme. Shkencëtarët pranë institutit kombëtar të shëndetit përllogarisin se të paktën 400 mijë gra amerikane midis moshave 30 - 40 vjeç janë prekur nga dobësimi i kockave si rrjedhim i depresionit.

Mjekët rekomandojnë që gratë të cilat kanë kaluar periudha depresioni duhet të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave. Kjo për arsye se tani ekzistojnë ilaçe jo vetëm për të ndalur procesin e dobësimit të kockave, por edhe për t’i regjeneruar ato, duke pakësuar kështu rrezikun e frakturave.

XS
SM
MD
LG