Lidhje

Franca dhe Gjermania festojnë përvjetorin e paktit të pajtimit - 2003-01-22


Franca dhe Gjermania kanë filluar festimet me rastin e 40 vjetorit të paktit të tyre të pajtimit pas Luftës së Dytë Botërore. Pas takimit të tyre të mërkurën në Pallatin Elysee të Parisit, presidenti francez, Zhak Shirak, dhe Kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, thanë se të dy vendet i lidh një e ardhme e përbashkët. Ata thanë se në të ardhmen do të kërkojnë të bashkërendojnë qendrimet e tyre në organizmat ndërkombëtare dhe u zotuan të lejojnë anëtarët e kabineteve të tyre të marrin pjesë në sesione të veçanta të njëri tjetrit. Anëtarë francezë e gjermanë të kabinetit dhe të parlamentit po mbajnë të mërkurën një sesion të përbashkët. Këto takime mbahen me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Traktatit Elysee, më 22 janar të vitit 1963. //ad//

XS
SM
MD
LG