Lidhje

Të reja nga bota e artit - 2003-01-22


Martin Scorsese do të nderohet nga lidhja e regjizorëve amerikanë gjatë ceremonisë së 55 të e çmimeve vjetore të kësaj lidhjeje më 1 mars. Scorsese, filmi i fundit i të cilit është Gangs of New York, do të marë çmimin për arritje të shkëlqyera në kinematografi, që është çmimi më i lartë. Ai do të jetë regjizori i 30 që merr këtë çmim.

Robert Redford dëshiron ta çojë festivalin e filmit Sundance, festival ku paraqiten filmat e pavarur me buxhet të vogël, në ekranet e mëdha të kinemave në mbarë vendin. Ai ka në plan ta quajë atë Sundance Series, por është i vetdishëm se kjo mund të realizohet vetëm përmes ndihmës së korporatave. Deri tani janë rreshtuar tre të tilla përfshi firmën e kinemave Loews Theater.

Al Hirschfeld, i njohur si karikaturisti i interpretuesve të Broadwayit vdiq të hënën në New York. Ai ishte 99 vjeç. Vizatimet e Hirschfeldit janë botuar në gazetën New York Times për disa dekada dhe puna e tij është pjesë e koleksioneve të përhershme të muzeumit metropolitan të artit dhe muzeumit t artit modern në Nju Jork. Ai është i njohur për mënyrën e çuditshme të përfshirjes së emrit të vajzës së tij Nina në veprat e tij artistike.

Aktori Robert Downey Jr emri i të cilit është shfaqur shpesh në titujt e gazetave për faktin se merrte drogë, thotë se ende merr ilaçe kundër drogës por shton se përvoja e tij në burg dhe në spitalet e rehabilitimit e ka bërë më të pjekur. Pas një trajtimi mjeksor vitin e kaluar, Downey e ka kthyer përsëri në vijë karierën e tij dhe do të luajë së shpejti në komedinë The Singing Detective së bashku me Robin Wright Penn.

Dhe së fundi në krye të listës së filmave të kësaj jave u radhit Kangarro Jack me 17,6 milion dollarë fitime. Një film tjetër komik, i titulluar National Security - Sigurimi Kombëtar, ku luajnë Martin Lawrence dhe Steve Zahn, u radhit i dyti me 15 milion dollarë.

//rd//

XS
SM
MD
LG