Lidhje

SHBA presin angazhimin e OKB-së në zgjidhjen e krizës bërthamore në Korenë e Veriut - 2003-01-22


Nën-sekretari amerikan i Shtetit, John Bolton, tha se pret që kriza rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut t’i kalohet së shpejti Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Zoti Bolton u tha të mërkurën gazetarëve në Seul se mendon që agjencia e OKB-së që vëzhgon armët bërthamore do t’ia paraqesë çështjen Këshillit të Sigurimit ndoshta brenda kësaj jave. Zoti Bolton, i cili zhvilloi bisedime me zyrtarë të Koresë së Jugut, tha se Seuli ka rënë dakord që në këtë çështje të angazhohet Këshilli, i cili mund të vendosë sanksione kundër Phenianit. Ndërkohë, zyrtarë koreanojugorë thonë se përfaqësuesit koreanoveriorë në bisedimet në nivel kabineti në Seul thanë se Pheniani nuk ka në plan të prodhojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG