Lidhje

Turqia mbledh përfaqësuesit e Lindjes së Mesme për Irakun - 2003-01-23


Përfaqësues nga gjashtë vende të Lindjes së Mesme po zhvillojnë bisedime në Turqi rreth mënyrave për të parandaluar një luftë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Në bisedimet e së enjtes do të marrin pjesë edhe ministrat e Jashtëm nga Turqia Iranita, Siria, Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite. Takimi i Stambollit është pjesë e përpjekjeve diplomatike të prira nga kryeministri turk, Abdullah Gul, për zgjidhjen paqesore të krizë irakiane.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Yasar Yakis, thotë se synimi i këtyre bisedimeve është t’i dërgohet Sadam Huseinit mesazhi i qartë se ai duhet të bashkëponojë plotësisht me inspektorët e Kombeve Bashkuara për armët për të shmangur veprimin ushtarak nga ana e Shteteve të Bashkuara. //kk//

XS
SM
MD
LG