Lidhje

Koreja e Jugut i bën thirrje Koresë së Veriut të marrë masa për t’i dhënë fund krizës - 2003-01-23


Koreja e Jugut i bëri thirrje Phenianit të pranojë ndërmarrjen e hapave të caktuara për t’i dhënë fund krizës rreth programit të tij bërthamor, ndërkohë që të dyja palët vazhdojnë bisedimet në nivel kabineti në Seul.

Përfaqësuesit koreanojugorë thanë se i kërkuan Koresë së Veriut të ndërmarrë masa për zgjidhjen e krizës. Njoftohet se mes dy palëve ka mosmarrëveshje lidhur me tekstin e një deklarate të përbashkët që do të nxirret në fund të bisedimeve.

Ndërkohë, nënsekretari amerikan i Shtetit, John Bolton, i cili ndodhet për vizitë në rajon, tha se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund të angazhohet së shpejti për zgjidhjen e çështjes bërthamore me Phenianin. //kk//

XS
SM
MD
LG