Lidhje

NATO-ja shtyn vendimin për Irakun - 2003-01-23


NATO-ja shtyu marrjen e vendimit nëse të fillojë apo jo planifikimin ushtarak për të mbështetur një luftë të mundshme të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kërkuan nga aleanca ndihmë të kufizuar në rast të një lufte, përfshirë ndihmën për mbrojtjen e Turqisë, i vetmi vend anëtar i Natos që kufizohet me Irakun.

Diplomatë në selinë e Natos në Bruksel thonë se të gjitha vendet anëtare kanë rënë dakord në parim në një takim të djeshëm se aleanca mund të ketë një rol për të luajtur nëse shpërthen lufta. Mirëpo, diplomatët theksojnë se disa vende anëtare, të kryesuara nga Franca dhe Gjermania, argumentuan se nuk është koha e përshtatshme për të filluar plkanifikimin ushtarak.//kk//

XS
SM
MD
LG