Lidhje

Regjimi i Sadam Huseinit nuk po bashkëpunon - 2003-01-23


Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë inspektorët e armëve të Kombeve të Bashkuara në Irak. Shtetet e Bashkuara po u sigurojnë atyre të dhëna dhe pajisje. “Inspektorët”, tha zëdhënësi i departamentit të shtetit, Richard Boucher, “kanë një punë të rëndësishme për të bërë dhe po e kryejnë atë me zell.” Por puna e tyre kërkon edhe bashkëpunimin e palës irakiane.

Deri tani regjimi i Sadam Huseinit nuk po bashkëpunon. Siç ka thënë zoti Boucher, ”Iraku po e shfaq përsëri praktikën e tij të mashtrimit dhe të fshehjeve.” Inspektorët gjetën armë kimike që nuk ishin raportuar. Iraku ka dështuar të raportojë mbi gazin mustard dhe provat me raketa të cilat ishin cituar nga inspektimet e mëparshme. Deri më tani Iraku ka dështuar të sigurojë listën e shkencëtarëve aktualë. Iraku nuk ka lejuar zhvillimin e takimeve private me shkencëtarët. Iraku ka dështuar të raportojë blerjet dhe prokurimet. Ai po zvarrit inspektimet nga ajri.

Iraku nuk ka përmbushur të paktën 16 prej rezolutave të mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilat i kërkonin atij ti jepte fund programit të armëve të shkatërrimit në masë dhe të asgjësonte raketat me rreze të gjatë veprimi. Iraku nuk po përmbush rezolutën më të fundit të miratuar në nëntor. Rezoluta i jep Irakut mundësinë e fundit për tu çarmatosur vullnetarisht. Zoti Boucher tha se ”Iraku ka dështuar çdo herë.”

Zgjidhja paqësore e gjendjes mbetet në duart e Sadam Huseinit. Siç ka thënë zoti Boucher “Nëse Sadami do të bëjë të njohur programet e tij të armëve dhe lejon që ato të asgjësohen nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara, atëhere ne mund të shmangim përdorimin e forcës ushtarake. Ky është një vendim që varet prej tij dhe do të merret prej tij.”

Sadam Husein, tha presidenti Bush, ”parapëlqen të luajë. Shenjat e para nuk janë pozitive se ai do të çarmatoset vullnetarisht. Shpresojmë që ai ta kuptojë se ne e kemi seriozisht, dhe shpresojmë që ai të çarmatoset në mënyrë paqësore. Dita e gjyqit të tij të fundit po vjen. Prandaj ai duhet të çarmatoset vullnetarisht.”

//rd//

XS
SM
MD
LG