Lidhje

Presidenti jugkorean kërkon të takohet me Kim Jong il - 2003-01-24


Presidenti i zgjedhur i Koresë së Jugut, Roh Moo-Hyun, tha se do të propozojë mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë me udhëheqësin koreanoverior, Kim Jong-il, në përpjekje për të zgjidhur krizën rreth programit bërthamor të Phenianit.

Në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan CNN, zoti Roh tha se ai kërkon të takohet me udhëheqësin koreanoverior kokë më kokë dhe pa kushte.

Zoti Roh i bëri këto komente pak orë pasi përfaqësuesit e të dy Koreve u dhanë fund bisedimeve katër ditëshe në Seul, me premtimin që të punojnë së bashku për t’i dhënë fund krizës bërthamore.

Mirëpo, Koreja e Jugut tha se nuk arriti të bindte palën veriore që të marrë hapa konkrete për të hequr dorë nga programi i saj bërthamor.

//rd//

XS
SM
MD
LG