Lidhje

Spanja arreston 10 persona të dyshuar se kanë lidhje me al-Qaidën - 2003-01-24


Në Spanjë, policia arrestoi të paktën 10 persona të dyshuar se kanë lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida. Lajmet bëjnë të ditur se arrestimet e sotme u bënë gjatë bastisjeve në disa shtëpi në rajonin Katalonia të Spanjës verilindore.

Polcia njoftoi se mund të bëhen edhe arrestime të tjera. Njoftohet se bastisjet e fundit ishin pjesë e një operacioni anti-terrorist që synon të çrrënjosë celulat e fshehta terroriste ndërkombëtare nga Spanja.

Gjatë vitit të kaluar, Spanja ndaloi rreth 20 persona të dyshuar se kishin lidhje me al-Kaidën, rrjeti terrorist që fajësohet për sulmet kundër Shteteve të Bashkuara më 11 shtator të vitit 2001.

//rd//

XS
SM
MD
LG