Lidhje

Kalendari Historik 29 janar - 2003-01-24


Më 29 janar 1945, gazeta e New Yorkut, Evening Mirror botoi një poezi me titullin Korbi, duke ekspozuar për herë të parë autorin Edgar Allan Poe në mënyrë të sukseshme para një audience të gjerë. Korbi në poezi përfaqëson shpirtin e Poes dhe me anë të tij poeti shpreh fatkeqësinë e pashmangshme, që parandjente për veten e tij. Korbi duket se vë në lojë dhimbjen e autorit Poe për shkak të sëmundjes, që më në fund shkaktoi vdekjen e gruas së tij. Poeti pyet Përse ndërsa Korbi përgjigjet me tallje, Kurrë më.

Më 29 janar 1861, një shumicë votuesish në territorin e Kansasit votoi që Kansasi të hynte në Shtetet e Bashkuara si një shtet i lirë dhe jo si i tillë që lejonte skllavërinë. Ishte hera e tretë që zhvillohej një votim i tillë. Këtë herë kongresi i dha urdhër ushtrisë që të mbikqyrte referendumin, për shkak të manipulimeve të shumta në dy zgjedhjet e mëparshme. Referendumi pasoi trazirat, që i ngjanin një lufte civile në Kansas. Udhëheqësit e fraksioneve të shtetit të lirë dhe shtetit skllav inkurajuan imigrimin në Kansas nga shtetet fqinje në mënyrë që të grumbulloheshin vota të mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. Disa prej imigrantëve ishin të armatosur dhe synonin të konvertonin ose të vrisnin kundërshtarët e tyre. Dhuna që u përdor nga të dyja palët i dhanë këtij territori nofkën Kansasi i Përgjakshëm.//kk//

XS
SM
MD
LG