Lidhje

Në Shkodër zhvillohet Kuvendi i Pajtimit - forum që synon të nxisë luftën e shtetit kundër kriminalitetit - 2003-01-25


Në Shkodër u zhvillua të shtunën Kuvendi i Pajtimit i cili ka si objektiv nxitjen e strukturave të shtetit shqiptar në luftë kundër kriminalitetit dhe fenomenit të gjakmarrjes.

Pjesëmarrës në punimet e Kuvendit të Pajtimit, Kryetari i Parlamentit, Servet Pëllumbi, u bëri thirrje organeve të drejtësisë dhe të policisë të thellojnë luftën kundër krimit si rrugë e nevojshme për frenimin e fenomenit të gjakmarrjes.

Po të shtunën organizatorët e Kuvendit të Pajtimit i dhanë Çmimin ”Ndërtues i Paqes” Ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Pajko. //az//

XS
SM
MD
LG