Lidhje

Administratori Steiner: Kosova do të nënshkruajë marrëveshje të reja për tregëtinë e lirë me vendet fqinje - 2003-01-25


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner, paralajmëroi të shtunën se Kosova do të nënshkruajë marrëveshje të reja për tregëti të lirë me vendet fqinje. Kjo, sipas tij, do të ndikojë në zvogëlimin e të gjitha taksave doganore të cilat pengojnë zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Gjatë një vizite që zoti Steiner i bëri komunës së Ferizajt në Kosovën Lindore ripërsëriti qëndrimin e tij se rimëkëmbja ekonomike është një nga standardet kryesore që duhen përmbushur para zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. //az//

XS
SM
MD
LG