Lidhje

Powell: Iraku ose do të çarmatoset tani ose nëpërmjet përdorimit të forcës - 2003-01-26


Sekretari i Shtetit, Powell, paralajmëroi se në qoftë se Iaku nuk çarmatoset tani, ai do të çarmatoset nëpërmjet përdorimit të forcës. Sekretari Powell tha se Uashingtoni do të dëgjojë sot raportin e krye-inspektorëve të OKB-së për armët dhe se do të këshillohet me aleatët e tij para se të ndërmarrë ndonjë veprim kundër Bagdadit, por nuk do të presë pafundësisht.

“Ne nuk do të sprapsemi nga lufta, nëse ajo është e vetmja rrugë për çarmatosjen e Irkaut. Ne do të vazhdojnë të rezervojmë të drejtën tonë sovrane për të ndërhyrë ushtarakisht në Irak, të vetëm apo në një koalicion vendesh që duan të marrin pjesë së bashku me ne”.

Sekretari Powell tha se deklarata irakiane për armët nuk është e saktë dhe nuk përfshin asnjë informacion për armë kimike apo biologjike, si antraksi. Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që t’i përmbahen angazhimit të tyre të shprehur në rezolutën 14-41 të Këshillit të Sigurimit, për çarmatimin e Irakut.//ic//

XS
SM
MD
LG