Lidhje

Një zyrtar tha se presidenti Bush në fjalimin e tij të së martës mbi gjendjen e vendit do të flasë rreth ”kërcënimit që përbën Sadam Huseini” - 2003-01-26


Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti Bush e shikon fjalimin e tij të së martës mbi gjendjen e vendit si një mundësi për të folur rreth kërcënimit, që përbën Sadam Huseini si dhe rreth perspektivave të luftës me Irakun. Shefi i Shtëpisë së Bardhë për marrëdhëniet publike, Dan Bartlett, thotë se presidenti nuk do të shpallë luftë kur të mbajë fjalimin para kongresit dhe popullit amerikan të martën mbrëma. Megjithatë, ai shtoi se presidenti do të thotë se përpjekjet për ti dhënë fund krizës amerikano-irakiane janë në atë që ai e cilëson si faza e fundit diplomatike. Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card, tha se fjalimi do të përqëndrohet edhe në çështjet e politikës së brëdshme, duke përfshirë edhe planin e presidentit prej 674 miliardë dollarësh, i cili synon të nxisë ekonominë amerikane. //az//

XS
SM
MD
LG