Lidhje

Mision diplomatik i Koresë së Jugut  në Penian - 2003-01-27


Një i dërguar presidencial jugkorean ndodhet në Korenë e Veriut në një mision diplomatik që ka për qëllim të bindë vendin komunist ti japë fund programit të tij bërthamor.

Lim Dong-won mbërriti sot në Penian me një letër nga presidenti jugkorean Kim Dae-jung drejtuar udhëheqësit verior Kim Jong Il. Zyrtarët në Seul thanë se letra i bën thirrje Penianit të ndalojë menjëherë ambicjet e tij bërthamore.

Zoti Lim tha se do ti shtytëzojë takimet me zyrtarët koreanoveriorë për të ripërcjellë shqetësimet ndërkombëtare rreth programit bërthamor dhe për të zbuluar mënyra të tjera për zgjidhjen e krizës paqësisht.

//rd//

XS
SM
MD
LG