Lidhje

Presidenti Bush do t’u bëjë thirrje amerikanëve të bashkohen për të përballuar sfidat - 2003-01-27


Presidenti Bush tha se në fjalimin që do të mbajë të martën në mbrëmje mbi gjendjen e vendit, ai do t’u bëjë thirrje amerikanëve të bashkohen për të përballuar sfidat e mëdha, me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se rreth gjysma e fjalimit do të përqendrohet tek çështjet ndërkombëtare, përfshirë kërcënimin që paraqesin armët irakiane të shkatërrimit në masë.

Zyrtarët thonë se presidenti Bush nuk do të shpallë luftën, por do të theksojë se veprimet janë të nevojshme për t’iu kundërvënë kërcënimit. Presidenti thotë se dëshira e tij e madhe është arritja e paqes në rajonat e trazuara të botës.

Pjesa tjetër e fjalimit do të prëqendrohet tek çështjet e brendshme, përfshirë programet për rimëkëmbjen ekonomike dhe përhapjen e begatisë.

Propozimi i presidentin për shkurtimin e taksave në masën 674 miliard dollarë është pjesa thelbësore e planit të tij për t’i dhënë shtytje rritjes ekonomike. Pritet gjithashtu që presidenti Bush të bëjë të njohur pragrame të reja për të ndihmuar familje me të ardhura të ulta si edhe të ashtuquajturat nisma të bazuara në besim.

Udhëheqësit e Partisë Demokratike të opozitës thonë se presidentit Bush i mungon mbështetja për të hyrë në luftë me Irakun si edhe për të rimëkëmbur ekonominë.

Anketat e reja të opinionit publik tregojnë se mbështetje për presidentin ka rënë. Rezultatet e një ankete të botuar të martën, tregojnë se më pak se 50 përqind e amerikanëve mendojnë se presidenti Bush po i udhëheq Shtetet e Bashkuara në drejtim të duhur.//kk//

XS
SM
MD
LG