Lidhje

Afganistan: Forca të koalicionit, në luftime me një grup rebelësh - 2003-01-28


Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Afganistan njoftojnë se forcat amerikane dhe ato të vendeve të tjera të koalicionit janë mbërthyer në luftime të ashpra me një grup rebelësh të armatosur në një rajon malor në jug të vendit.

Luftimet shpërthyen të hënën në afërsi të qytetit Spin Boldak, afër kufirit me Pakistanin. Zëdhënësi ushtarak amerikan, Roger King, tha në bazën ajrore Bagram, në veri të Kabulit, se të paktën 80 rebelë marrin pjesë në luftime dhe se 18 prej tyre janë vrarë.

Ai tha se në radhët e forcave amerikane nuk ka pasur humbje. Zëdhënësi theksoi se avionët luftarakë amerikanë sulmuan pozicionet e rebelëve, përfshirë disa shpella në zona thella malore. //kk//

XS
SM
MD
LG