Lidhje

Veshgimi i Qelizave Nervore - 2003-01-28


Shkencëtarët thonë se për herë të parë janë në gjendje të vëzhgojnë qelizat individuale të trurit të kafshëve të gjalla për një kohë të gjatë, por ata kanë arritur në përfundime të ndryshme rreth çështjes në se kjo ka lidhje me trurin e njeriut.

Është hera e parë që shkencëtarët janë në gjendje të vrojtojnë qelizat individuale të trurit në veprim. Ata thonë se kjo arritje mund të krahasohet me shpikjen e mikroskopit.

Duke përdorur një teknikë të re, shkencëtarët pranë laboratorit Cold Spring Harbor, vëzhguan për disa muaj synapset, ose fijet midis qelizave nervore të një miu të gjallë. Shkencëtari Karel Svoboda thotë se gjatë kërkimeve ajo vuri re se disa nga këto synapse të holla sa një e mijta e fijes së flokut, krijojnë lidhje të qëndrueshme e të tjera vetëm për disa ditë.

Por shkencëtarët në një laborator tjetër, në universitetin e New Yorkut, duke përdorur të njëjtën teknikë vunë re se synopset ishin të qëndrueshme në 96 përqind të rasteve. Doktor Wenbiao Gan thotë se në përgjithësi këto lidhje mund të zgjasin gjatë gjithë jetës, çka do të thotë se kjo mund të përbëjë një bazë fizike për grumbullimin e të dhënave ose kujtesës.

Shkencëtarët gjithashtu thonë se dy eksperimente të ngjashme me rezultate të ndryshme i bën ata të mendojnë se puna e tyre në studimin e qelizave nervore sapo ka filluar.

Ata thonë se kjo teknikë e mund të përdoret në të ardhmen për studimin e sëmundjeve të alcajmerit ose parkinsonit si dhe për të kuptuar veprimtarinë e trurit gjatë procesit të krijimit të kujtesës.

XS
SM
MD
LG