Lidhje

ShBA: Demokratët mbështesin përpjekjet e presidentit në luftën kundër terrorizmit - 2003-01-29


Në përgjigjen e saj ndaj fjalimit mbi gjendjen e vendit, Partia Demokratike shprehu mbështetjen për përpjekjet e presidentit Bush në luftën kundër terrorizmit dhe për zhdukjen e kërcënimeve që paraqesin Iraku dhe Koreja e Veriut. Mirëpo, demokratët theksuan se Shteteve të Bashkuara u nevojiten aleatët në çdo veprim dhe thanë se Washingtoni duhet të bindë botën se udhëheqësi irakian, Sadam Husein, nuk përbën problem vetëm për Amerikën. Për sa i përket ekonomisë, demokratët kritikuan planin e presidentit për shkurtim taksash, duke e cilësuar atë se politikë kokëposhtë ekonomike që siguron përfitimet më të mëdha për të pasurit. //ad//

XS
SM
MD
LG