Lidhje

Super Bowlli dhe reklamat - 2003-01-29


Super Bowlit, ose ndeshja finale e kampionatit të futbollit amerikan, është ndeshja me e ndjekur sportive këtu në Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse ekonomia amerikane është në rënie, çmimi i një reklame gjatë Super Bowlit shënoi shifra rekord. Një reklamë prej 30 sekondash gjatë ndeshjes 3 orëshe, arriti çmimin 2 presje 2 milion dollarë.

Megjithatë, shpenzimi i madh nuk i largoi reklamuesit këtë vit të kishin disa të tilla gjatë ndeshjes Tampa Bay të Floridas dhe Oakland të Californisë.

Ndeshja u ndoq nga 130 milion amerikanë. 15 milionë e panë ndeshjen vetëm për reklamat.

Kompanitë si Pepsi, Visa dhe Anheuser-Busch e cila këtë vit reklamoi për birrat Budweiser, Bud Light dhe Michelob, janë ato që e kanë shfrytëzuar më shumë Super Bowlin.

Këtë vit Pepsi hoqi figurën e Britney Spears nga reklamat e tij dhe përdori atë të familjes Osbourne për pijen e re freskuese Pepsi Twist që u cilësua si reklama më e mirë.

Ozzy Osbourne tronditet të mësojë se fëmijët e tij shndërohen në dy nga prezantuesit e famshëm amerikanë Osmonds dhe gruaja e tij Sharon, mamaja më e famshme në Amerikë, shndërohet në Carol Brady, e gjithë kjo në përputhje me idenë e ndryshimit të pijes nga Pepsi në Pepsi Twist.

Këtë vit krijuesit iu kthyen traditës duke bërë reklama me humor në ndryshim nga viti i kaluar ku ato ishin më tepër patriotike si pasojë e sulmeve të 11 shtatorit.

Ndërsa disa marketues zgjedhin një temë, të tjerë zgjedhin një superstar për moton e reklamave të tyre. Michael Jordan heroi i basketbollit amerikan u shfaq në dy reklama për dy kompani të ndryshme. Në reklamën për firmën e pijeve sportive Gatorade, Michael Jordan, tani 40 vjeç, luan basketboll kundër vetes, kundër Michael Jordanit të ri.

Dhe përsëri Michael Jordan me Jackie Chan, në reklamën e firmës së veshjeve Hanes.

Për të reklamuar pijen Sierra Mist si shumë freskuese Pepsi përdori një qen në njërën reklam dhe një majmun në tjetrën.

Megjithëse qesharake reklamat në Super Bowl janë shumë fitimprurëse për bizneset. Kompanitë i vënë shpresat e tyre në ato sekonda për t’i fiksuar shikuesit në prodhimet e tyre. Dhe po qe se nuk do t’ia vlente, firmat amerikane nuk do të vazhdonin të shpenzonin përvit 2 presje 2 milion dollarë për 30 sekonda reklamë.

//rd//

XS
SM
MD
LG