Lidhje

Partitë opozitare janë kundër projekt-ligjit qeveritar mbi pronat - 2003-01-29


Tetë partitë politike të opozitës, pjesëmarrëse në parlament ranë dakord që të kundërshtojnë bashkarisht projekt - ligjin e paraqitur nga qeveria për zgjidhjen e cështjes së pronave.

Vendimi u mor sot gjatë një tryeze të rrumbullakët, të organizuar nga Partia Republikane, ku krahas përfaqësuesve partiakë morën pjesë edhe disa shoqata që mbrojnë të drejtat e pronarëve.

Pjesëmarrësit në tryezë vendosën gjithashtu që t’i dorëzojnë një memorandum presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi, që viziton Tiranën të premten, ku t’i shpjegojnë me detaje konfliktet pronësore në ligjet dhe realitetin shqiptar, sipas tyre, të mbingarkuar nga shkeljet e të drejtave të pronarëve të ligjshëm dhe prej abuzimeve me pronat e tyre.

Përfaqësues të Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partise “Balli Kombëtar”, Partisë “Lëvizja e Legalitetit”, Partisë “Aleanca Demokratike”, Partisë Demokratike Reformatore, Partisë “Bashkimi Liberal” dhe Partisë Demokratike të Rinovuar shprehën shqetësim për projekt - ligjin e publikuar nga qeveria. Sipas tyre, ai nuk zgjidh cështjen e pronave, nuk ua kthen ato pronarëve të ligjshëm, nuk korigjon padrejtësitë e dhjetë vjetëve të fundit, dhe për më tepër autoritetet i japin pa drejtë lirinë vetes të caktojnë me vendim qeveritar cmimin e tokave.

Qeveria publikoi disa ditë më parë projekt - ligjin me të cilin angazhohet që t’u kthejë pronarëve të gjitha pronat që janë ende të lira, t’i kompensojë fizikisht ato me hapësira të tjera në një zonë të afërt gjeografike e me të njëjtin funksion. Qeveria u shpreh se do të përdoren të gjitha llojet e mundshme të kompensimeve mbi bazën e cmimit të tokës që ofron tregu i përgjithshëm.

//rd//

XS
SM
MD
LG