Lidhje

Presidenti Bush takon kryeministrin italian për bisedime mbi Irakun - 2003-01-30


Presidenti Bush takohet të enjten në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, për bisedime mbi Irakun.

Një zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurimit tha se të dy udhëheqësit do të diskutojnë rreth hapave të tjera që do të merren si rrjedhim i kundërshtimit të Irakut për t’u çarmatosur dhe për të vepruar në përputhje me rezolutën 14-41 të Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Edhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Saud al-Faisal, pritet të mbërrijë të enjten në Washington për bisedime të ngjashme. Nesër, presidenti Bush ka në plan të takohet me kryeministrin britanik, Tony Blair, në vendpushimin presidencial, Camp David.

Këto takime zhvillohen ndërkohë që administrata amerikane thotë se përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e çështjes së çarmatimit të Irakut po hyjnë në fazën përfundimtare.

Më 5 shkurt, Sekretari i Shtetit, Colin Powell, do t’i paraqesë Këshillit të Sigurimit informacione të reja zbulimi, që sipas Washingtonit, tregojnë se Iraku zotëron armë të shkatërrimit në masë dhe se Bagdadi ka lidhje me grupe terroriste.

Ndërkohë, 11 nga 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit thonë se kërkojnë t’u japin inspektorëve të OKB-së më shumë kohë për të kërkuar për armë të ndaluara në Irak.//kk//

XS
SM
MD
LG