Lidhje

Pjesëmarrësit e opozitës irakiane fillojnë të stërviten - 2003-01-30


Vullnetarët e parë të grupeve opozitare të Irakut arritën në Hungari për t’u stërvitur për një fushatë të mundshme ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Ministria hungareze e Mbrojtjes tha se vullnetarët, që do të vendosen në një bazë ajrore, 200 kilometra në jugperëndim të Budapestit, do të stërviten për detyra joushtarake, në rast të një lufte.

Hungaria u ka dhënë Shteteve të Bashkuara leje që të stërvisin 3 mijë vullnetarë. Ndërkohë, shefi i shtatmadhorisë amerikane, gjeneral Richard Myers thotë se një numër i vogël forcash amerikane ndodhen në zonën kurde të Irakut verior. Ai nuk pranoi të thoshte numrin e tyre apo për çfarë arsye janë dërguar atje.//kk//

XS
SM
MD
LG