Lidhje

Afganistan: arrestohen tre persona të dyshuar për planifikim sulmesh terroriste - 2003-01-30


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se trupat amerikane në Afganistan kanë arrestuar tre persona që dyshohen se po planifikonin sulme terroriste kundër objekteve amerikan dhe ndërkombëtare në Kabul.

Një zëdhënës u tha të enjten gazetarëve në bazën ajrore Bagram se të dyshuarit u arrestuan heret në mëngjes gjatë një operacioni në kryeqytetin afgan.

Ai tha se të ndaluarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i njohur, kishin lëndë plasëse dhe material për ndërtimin e bombave. Zëdhënësi theksoi se në operacion morën pjesë edhe punonjës të zbulimit afgan që punojnë me marinsa dhe njësi të forcave speciale amerikane të vendosura në ambasadën e fortifikuar amerikane. //kk//

XS
SM
MD
LG