Lidhje

Dënohet me burgim të përjetshëm personi i akuzuar për përpjekje për vrasje masive - 2003-01-31


Richard Reid, i cili u përpoq të hidhte në erë një aeroplan amerikan me lëndë plasëse të fshehura në këpucët e tij, gjatë një udhëtimi transatlantik në vitin 2001, u dënua me burgim të përjetshëm, pa të drejtën e lirimit me kusht. Zoti Ried, i cili e kishte deklaruar veten anëtar të rrjetit terrorist al-Kaida, nuk tregoi shenja pendimi kur iu shqiptua dënimi, të enjten në një gjykatë federale në Boston. Gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e zotit Reid se ai është ushtar i Islamit në luftë kundër Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë terrorist fajëtor nën akuzat për përpjekje për vrasje masive.

XS
SM
MD
LG