Lidhje

Sadam Huseini shfrytëzon vuajtjet e popullit irakian - 2003-01-31


Diktatori irakian, Sadam Husein, është duke shpenzuar pa hesap burime të mëdha për programe armësh të ndaluara, për një forcë të egër sigurimi shtetëror, e cila punon për ta mbajtur atë në pushtet, dhe për një luks të tepruar për vete dhe për një rreth të ngushtë miqsh. Në të njëjtën kohë, Sadam Huseini shfrytëzon me mospërfillje vështirësitë që i ka krijuar popullit irakian, për qëllimet e propagandës së tij.

Sundimtari i Irakut fajëson sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mungesat e ushqimeve, të medikamenteve dhe të artikujve të tjerë të domosdoshëm. Por në bazë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, eksportet e ushqimeve dhe të medikamenteve në Irak asnjëherë nuk janë penguar nga sanksionet. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ofroi Sadam Huseinit mundësinë që të shiste naftë për të blerë ushqime dhe ilaçe për popullin irakian që në vitin 1991. Por vetëm në vitin 1996 ai e pranoi programin e ofruar. Që nga ajo kohë regjimi i tij ka vazhduar t’i lërë irakianët, përfshirë gra e fëmijë, pa ushqime, në mënyrë që t’ua hedhë fajin sanksioneve të OKB-së për vuajtjet e tyre.

Në fakt, ushqimet e marra nga Iraku në bazë të programit naftë-për-ushqime, po nxirren kontrabandë jashtë vendit, për të pasuruar përkrahësit e regjimit. Receta ushqimore të destinuara për foshnjet irakiane janë gjetur nëpër tregje në gjithë rajonin e Gjirit Persik.

Që nga Lufta e Gjirit e vitit 1991, Sadam Huseini ka shpenzuar më se 2 miliardë dollarë për të ndërtuar 48 pallate të reja, disa prej tyre krejt me robineta të arta dhe me katarakte artificiale. Sa ushqime mund të blihen me 2 miliardë dollarë për njerëzit e uritur? Në vitin 2001 Programi Botëror i Ushqimit, shpenzoi më pak se dy miliardë dollarë për të ushqyer 77 milionë njerëz në gjithë botën. Iraku ka një popullsi prej 22 milionë banorësh.

Sadam Huseini dhe rrethi i tij kanë mbulimin mjekësor më të kushtueshëm. Kurse populli irakian jo. Në vend që të kujdeset siç duhet për popullin, regjimi irakian i nxjerr të sëmurët dhe fëmijët e paushqyer përballë kamerave të fotoreporterëve ndërkombëtarë. Edhe vdekjet e tyre shfrytëzohen. Prindërit pengohen të varrosin fëmijët e tyre të vdekur në përputhje me zakonet myslimane. Përkundrazi autoritetet irakiane i kanë mbajtur trupat e tyre në mjedise të ftohta, derisa numri i tyre ishte i mjaftueshëm, për të inskenuar ceremoni masive varrimi. Disa trupa janë mbajtur për muaj të tërë para se të varroseshin.

Fëmijët në Irak nuk kanë vdekur vetëm ngaqë regjimi u ka mohuar ushqimet dhe kujdesin shëndetësor. Mijëra prej tyre janë vrarë ose plagosur në sulme me armë kimike nga ana e ushtrisë irakiane gjatë viteve 1980. Sipas njoftimeve tek personat e mbetur gjallë pas këtyre sulmeve vihen re një përqindje e lartë vdekjesh para lindjeve dhe fëmijë të lindur me të meta fizike.

Duke fajësuar të tjerët për vuajtjet që ai vetë i ka shkaktuar popullit të tij, Sadam Huseini ka treguar edhe një herë se ai do të sakrifikojë mirëqënien e popullit irakian, për të mbajtur regjimin e tij të egër në pushtet.

XS
SM
MD
LG