Lidhje

Nismë e një grupi deputetësh të Parlamentit të Kosovës për shpalljen e pavarësisë - 2003-02-01


Një grup deputetësh të parlamentit të Kosovës kanë ndërmarrë një nismë për miratimin e një deklaratë përmes së cilës Kosova do të shpallej shtet i pavarur.

Një kërkesë të tillë, deri tani, e kanë nënshkruar një e treta e grupeve parlamentare, përfshirë edhe pakica, por jo koalicioni serb ”Kthimi”.

Udhëheqësi i grupit parlamentar që publikoi këtë nismë, Bujar Dugolli, i tha Zërit të Amerikës se ajo ndërmerret në radhë të parë për shkak të përfshirjes së Kosovës në Kartën Kushtetuese Serbo-Malazeze dhe për shkak të moskundërshtimit të kësaj pike nga ana e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, autoritetet ndërkombëtare, nga ana e tyre, nuk kanë bërë ende ndonjë koment rreth kësaj çështjeje. //az//

XS
SM
MD
LG