Lidhje

Shqipëri: reagime të ndryshme pas vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, Romano Prodi - 2003-02-01


Një ditë pas hapjes së bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit, qarqet politike reaguan në mënyra të ndryshme ndaj kësaj ngjarjeje.

Kryeministri Fatos Nano tha se afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Evropian përbën një hap të rëndësishëm për reformat në Shqipëri dhe kërkoi kontributin e të gjitha forcave.

Ndërkaq partitë e opozitës i paraqitën presidentit të Komisionit Evropian, Romano Prodi, shqetësimet e tyre për çështjen e pronave dhe për dështimet e qeverisë, sipas tyre, në disa sektorë të reformave. //az//

XS
SM
MD
LG