Lidhje

Powell: nuk do të paraqiten prova të padiskutueshme - 2003-02-03


Në takimin e ditës së merkurë me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Sekretari amerikan i Shtetit do të paraqesë informacione të tjera mbi fushatën irakine të mashtrimit rreth armëve të ndaluara.

Në një artikull të botuar në numrin e sotëm të të përditshmes Wall Street Journal, sekretari Powell shkruan se ai do të paraqesë të dhëna që tregojnë se presidenti irakian, Sadam Husein, po fsheh prova rreth armëve të tij të shkatërrimit në masë.

Zoti Powell thotë se nuk do të ketë prova të pa diskutueshme, por ai do të paraqesë të dhëna rreth programeve të armëve. Një gjeneral irakian thotë se pret që sekretari Powell të paraqesë të dhëna të trilluara.

Ndërkohë, kryeministri i Turqisë tha so do të kërkojë kompetenca nga parlamenti për marrjen e masave ushtarake në rast të një luftete udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut. //xh//

XS
SM
MD
LG