Lidhje

Kalendari Historik 2 shkurt - 2003-02-03


Më 2 shkurt 1888, qyteti Louisville i shtetit Kentucky futi për herë të parë metodën e votimit të fshehtë në Shtetet e Bashkuara. Shumë njerëz mendonin se Vota e Fshehtë e shënuar në kabinën private të votimit ishte një shkëputje e madhe nga mënyra tradicionale e votimit. Në mënyrën e vjetër të votimit kishte mundësi për friksimin e bile edhe për përdorimin e dhunës kundër votuesve. Eksperimenti i Lousvillit në demokraci quhej “Votimi i Kangurit” sepse së pari ishte provuar në Australi, vendi i kangurëve. Historianët pohojnë se perspektiva e votimit të fshehtë krijoi një krenari të madhe qytetare dhe gëzim të madh në Louisville gjatë fushatës elektorale dhe pjesëmarrja në votime më 2 shkurt të vitit 1888 ishte më e madhe se kurrë më parë. Përdorimi i votimit të fshehtë u përhap shumë shpejt anë e mbanë Shteteve të Bashkuara

Kënga “Take me out to the ball game”njihet si hymni jo-zyrtar i tifozëve të baseballit amerikan. Më 2 shkurt të vitit 1876, baseballi amerikan arriti një moment historik. Atë ditë, përfaqësues të 8 skuadrave të baseballit nga 8 qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara themeluan Lidhjen Kombëtare të Klubeve Profesioniste të Baseballit, që sot njihet shkurt me termin Lidhja Kombëtare. Kjo ishte lidhja e vetme e rëndësishme e baseballit për shekullin e 19-të dhe në të njëjtën kohë ajo përbën themelin e lidhjeve të baseballit që kanë zbavitur dhe frymëzuar që nga ajo kohë amerikanët. Lidhja Kombëtare krijoi një sistem ligjesh, që përcaktonin veprimtarinë e klubeve, i detyronin lojtarët të respektonin kontratat e tyre dhe ndalonin bastet e lojës. Në vitin 1901 u krijua Lidhja Amerikane, të cilën Lidhja Kombëtare e njohu në vitin 1903. Të dyja lidhjet janë sot pjesë e organizatës që njihet si Lidhja Kryesore e Baseballit, ku përfshihen skuadra baseballi nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. //ad//

XS
SM
MD
LG