Lidhje

Britania dhe Franca diskutojnë luftën e mundshme në Irak - 2003-02-04


Udhëheqësit e Britanisë dhe të Francës po zhvillojnë një takim të nivelit të lartë që pritet të përqëndrohet tek veprimet e mundshme ushtarake kundër Irakut.

Takimi midis kryeministrit britanik, Tony Blair, dhe presidentit francez, Zhak Shirak, po zhvillohen në pikën turistike Touquet në Francën veriore.

Kryeministri Blair mbështet kërcënimin amerikan për një ndërhyrje ushtarake në se Iraku nuk vepëron në përputhje të plotë me rezolutën e Kombeve të Bashkuara për çarmatim.

Franca është shprehur kundër veprimeve ushtarake, duke thënë se inspektorëve të OKB-së në Irak duhet t’u jepet më shumë kohë për të kërkuar për armë biologjike, kimike dhe bërthamore.

//rd//

XS
SM
MD
LG