Lidhje

SHBA shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të forcave shtesë në Paqësor - 2003-02-04


Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e dislokimit të forcave të tjera ushtarake në Paqësor, si paralajmërim ndaj Koresë së Veriut që të mos i shkallëzojë tensionet në një kohë kur forcat amerikane po përgatiten për një luftë të mundshme me Irakun.

Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Mbrojtjes tha se në Korenë e Jugut dhe Guam mund të dërgohen avionë luftarakë, bombardues dhe anije luftarake. Zyrtarë të mbrojtjes thanë se këto masa kanë për qëllim të jenë si sinjal për Korenë e Veriut, që të mos i nënvlerësojnë Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që po përqëndrohen në një luftë të mundshme kundër Irakut. Washingtoni ka deklaruar se nuk ka në plan të sulmojë Korenë e Veriut dhe kërkon një zgjidhje diplomatike të krizës së tanishme rreth programit bërthamor të Phenianit. // lk //

XS
SM
MD
LG