Lidhje

Kalendari Historik 5 shkurt - 2003-02-04


Më 5 shkurt të vitit 1937, presidenti Franklin D. Roosvelt i dërgoi Kongesit Amerikan propozimin për ligjin e riorganizimit të sistemit gjyqësor, që do të shkaktonte një stuhi politike, të cilën ai nuk e kishte parashikuar. Presidenti Roosvelt e paraqiti planin si një reformë të thjeshtë organizative të sistemit të gjykatave federale, që do të çonte në shtimin e 50 gjykatësve të rinj në sistemin gjyqësor federal, si dhe 8 gjykatës të rinj në trupën e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara. Shumë vetë mendojnë se zoti Roosvelt e bëri këtë propozim, i shtyrë nga shqetësimi lidhur me disa vendime të gjykatës federale, dhe Gjykatës së Lartë, të cilat përmbysnin disa nga planet e tij për rigjallërimin ekonomik pas Depresionit të Madh.

Propozimi u kundërshtua me zjarr dhe u hodh poshtë tërësisht nga Kongresi Amerikan. Propozimi i presidentit Roosvelt, i cili megjithatë, vazhdoi të jetë tepër popullor, shikohej nga shumë prej amerikanëve si një mënyrë për të arritur synimet politike të zotit Roosvelt nëpërmjet shtimit të numrit të gjykatave me gjyqtarë të emëruar prej tij. Amerikanët e konsideruan planin e presidentit Roosvelt si përpjekje për korruptimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor federal. Historianët e kohës sonë e konsiderojnë planin e sistemit gjyqësor si një nga idetë më negative të Franklin Roosveltit.

Më 5 shkurt të vitit 1638, një grup i vogël të krishterësh fondamentalistë themeluan qendrën e tyre në New Heaven, pranë kolonisë së Connecticut-it. Ata u quajtën “puritanë” për shkak të zbatimit me rreptësi të Biblës. Puritanët vinin nga kisha anglikane e Anglisë dhe ata u vendosën në Boston, por vunë re se jeta fetare në koloninë e Massachusetsit ishte tepër liberale. Qyteti ku ata u vendosën u krijua si fedaratë e Testamentit të Vjetër, me rregulla më strikte se kolonia e Massachusetsit. Puritanët e New Heaven-it zbatuan një sërë ligjesh që synonin zbatimin e kërkesës së Biblës për të mos punuar ditën e dielë. E diela është ditë e shenjtë për shumicën e të krishterëve. Sipas ligjit puritan, të dielën ndalohej hapja e dyqaneve dhe shitja e pijeve alkoolike. Kufizimet e ditës së dielë u quajtën “ligjet blu”, për shkak se ligjet shypeshin për publikun me bojë blu. //ad//

XS
SM
MD
LG