Lidhje

Parlamenti jugosllav diskuton mbi shtetin e ri - 2003-02-04


Parlamenti jugosllav pritet të fillojë të martën diskutimet mbi ristrukturimin e Jugosllavisë në një shtet të ri, që do të quhet Serbia dhe Mali i Zi.

Parlamenti do të diskutojë rreth kartës kushtetutese të miratuar javën e kaluar si nga Serbia edhe nga Mali i Zi. Miratimi i parlamentit jugosllav është hapi i fundit për formimin e një bashkimi të dy republikave.

Shteti i ri do të përbëhet nga dy njësi gjysmë të pavarura që do të kenë politikë të përbashkët mbrojtjeje dhe të jashtme, duke patur ekonomi, monedha dhe dogana më vete. Pas një periudhe tre vjeçare Mali i Zi do të ketë të drejtë të kërkojë pavarësi të plotë. (ax)

XS
SM
MD
LG