Lidhje

Nasa zgjeron fushën e kërkimit të mbetjeve të Kolumbias - 2003-02-04


Zyrtarë të Nasës thanë se po e zgjerojnë fushën e kërkimit për mbeturina të anijes Columbia, pasi pjesë të saj janë gjetur edhe më në zone më në perëndim se ç’ishte menduar fillimisht.

Pjesa më e madhe e mbetjeve është gjetur në pjesën lindore të Texasit dhe perëndim të Louisianës. Mirëpo dje, u gjetën mbetura edhe në afërsi të qytetit Forth Worth në qendër të Teksasit. Disa vëzhgues në Kaliforni thonë se kanë parë pjesë të anijes duke rënë në atë rajon.

Drejori i programit të anijeve për vajtje ardhje në hapësirë, Ron Dittemore, tha se është kalonte mbi Kalifrni, Arizona dhe Mmeksikën e Re.

Anija Kolumbia filloi të copëtohej mbi Teksas ndërsa po fluturonte në drejtim të Floridës.

//rd//

XS
SM
MD
LG