Lidhje

Shërbesa përkujtimore për 7 astronautët. - 2003-02-04


Presidenti Bush merr sot pjesë në shërbesat e përmortshme për anëtarët e ekuipazhit të anijes Kolumbia për vajtje ardhje në hapësirë në Qendrën Johnson të Hapësirës në Huston të Teksasit.

Presidenti Bush do të bashkohet me administratorin e nasës, Sean O’Keefe, për të nderuar kujtimin e shtatë astronautëve që humbën jetën të shtunën, kur anija e tyre e hapësirës shpërtheu ndërkohë që po hynte në atmosferën e Tokës.

Presidenti Bush tha se astronautët bënë sakrificën më të lartë për hir të zbulimeve shkencore. Hetuesit vazhdojnë punën për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të anijes Kolumbia.

Aktualisht, një nga idetë mbizotëruese është që izolanti kundër nxehtësisë në krahun e majtë të anijes ishte dëmtuar nga mbeturinat gjatë hedhjes në hapësirë, duke shkaktuar një zinxhir zhvillimesh që çuan në katastrofën e ditës së shtunë.

//rd//

XS
SM
MD
LG